Arsyeja e ekzistencës se një hoteli të tillë është e thjeshte, duke parë përqindjen e vdekshmërisë që është rritur shumë në Japoni vitet e fundit dhe kohen e gjatë për të marrë lejen e djegies së kufomave, ishte e nevojshme që të krijohej një vend ku të mbahej trupi i vdekur në kohën kur sapo vdes dhe në momentin para varrimit.
Një zgjidhje komode për ata, me gjithë respektin për personin e tyre të humbur, nuk do të mbajë një kufomë në shtëpi. Hoteli ofron një arkivol që ruan trupin, duke e mbajtur të paprekur, për çmimin e 12,000 yen (rreth 100 euro) në ditë. Aktualisht ka mundësi të mirëpresë rreth 18 trupa, por nuk përjashtohet mundësia që kjo strukturë të zgjerohet duke parë suksesin e kohëve të fundit.