Karosta Prison Hotel - Ndodhet në Letoni dhe është një ish-burg i kthyer në hotel. Qelitë nuk janë ndryshuar aspak, por janë apo ato ku kanë kaluar ditët e dënimit të burgosurit gjatë pushtimit nazist. Nëse zgjidhni paketën ‘Extreme Night’ do të trajtoheni njësoj si të burgosurit, që do të thotë: dushe të ftohta, krevate hekuri jo të rehatshëm dhe abuzime verbale nga rojet.
Jailhouse Accomodation - Ndodhet në Christchurch të Zelandës së Re. Në të mund të dëgjohen ende zërat e të burgosurve që kanë vuajtur dënimin në muret e këtij burgu. Ky hotel ofron 30 “qeli” luksoze ku nuk do ju mungojë asgjë.
Loch Lomond Youth - Ndodhet në Skoci, në afërsi të liqenit Lochness. Nëse flini aty mund të dëgjoni zhurmën e përbindëshit të liqenit dhe të një shpirti që thuhet se vërdalliset brenda hotelit. Një palë shkallë që bëjnë zhurmë, xhama me njolla dhe një sallon prej filmash horror e bëjnë këtë hotel një nga më të frikshmit në botë.
Terra Mitica - Ndodhet në Alba-Iulia të Rumanisë, në zemër të Transilvanisë, atdheun e Kontit Drakula. Hoteli është i rrethuar nga rrugica misterioze dhe pyje të errët. Godina është ndërtuar rreth 200 vjet më parë.