Vendi i tretë është për mbretin e Arabisë Saudite, Abdullah ben Abdel Aziz.
"Forbes" klasifikon në vend të katërt kryeministrin rus Vladimir Putin dhe në vendin e 12-të eprorin e tij, presidentin Dmitri Medvedev. Putin ka lënë pas Papa Benediktin XVI, dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Në vend të shtatë renditet kryeministri britanik David Cameron dhe pas tij janë kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke,presidentja e Kongresit indian, Sonia Gandhi e presidenti i i Microsoft, Bill Gates, i cili mbyll edhe 'top ten'.