Duket se njerëzit sugjestibil do të mundnin që me shpejtësi rekorde të humbin kilogramë. Hipnotizuesi nga Marbella e Spanjës ka bërë 35-vjeçaren Marion Corns të humb 25 kilogramë për katër muaj. Nën hipnozë e ka bindur se në formë operative i është instaluar një shtrëngues i lukthit dhe se ndihet e ngopur pas konsumimit të vetëm pak ushqimi, shkruan Telegraph. Gruas “i kujtohet” tërë operacioni. Është operuar në një skenë teatri, i ka dëgjuar tringëllimat e thikave të mjekëve, madje edhe aroma e anestezionit i është ngulitur në mendje.