Humbja e bastit për një ndeshje futbolli i ka kushtuar jetën një 38-vjeçari nga Berati, i cili i ka dhënë fund jetës duke pirë me fostoksinë. Ngjarja ndodhi ditën e sotme dhe Policia bën me dije se viktima ishte Edmond Kukunja.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë vendim ekstrem të 38-vjeçarit është bërë humbja e një basti sportiv.
Sipas policisë 38-vjeçari kishte vënë një shumë të madhe parash bast për ndeshjen Spanjë –Kili e cila u mbyll me humbjen 2-0 të Spanjës.