Reality show-t shumë herë kanë treguar se mund të ndryshojnë jetët e njerëzve. Kështu ka ndodhur me 22-vjeçaren Rashel Oliver, e cila me anë të një reality show ka mundur që të humbasë plot 94 kilogramë. Në fillim të programit, ajo peshonte 167 kilogram, ndërsa kur ky reality show përfundoi, ajo peshonte vetëm 73 kilogramë.