Humbet ne tren violina 250 mije euroshe

Humbet në tren violina 250 mijë euroshe
Sipas zotit Napier, ai pat’ harruar violinën me gjithë valixhe në tren kur po zbriste në një stacion. “Unë, mendoj se ju e imagjoni çfarë tmerri ndjeva... Gjithë stomaku mu duk se më doli jashtë”, shprehet 67-vjeçari për median. Ai vijon më tej të tregojë se “Instikitivisht, për herë të parë mendova të hidhesha nga treni. A mund të hidhesha nga treni? Ky ishte një budallëk i trashë”. Napier, tha se ngjarja ndodhi 70 milje (115 kilometra) larg shtëpisë së tij, e cila ndodhet ne pjesën perendimore të Londrës.

Plot 29 vjet pas përdorimit, ekspertët sipas ekspertëve kjo violinë ka një vlerë 200,000 paund e barabartë me 390 mijë dollarë amerikanë ose me 245 mijë euro. Napier njoftoi të gjitha autoritet e stacionit të trenit dhe administratën e hekurudhës, por ishte tepër vonë kur treni mbrriti në destinacion. Instrumenti nuk u gjend më. Këtë violinë z.Napier e kishte kujtim nga e ëma, e cila i vdiq më 2006-n.

Nëna e tij ishte një violiniste profesioniste dhe e kishte blerë veglën nga Goffriller në vitin 1945. Ajo i ka treguar të birit se me atë instrument kishte luajtur së bashku me kolegët e saj në orkestrën e njohur të femrave “Ebsvvorth String Quartet”.

Naiper ka caktuar një shpërblim prej 12 mijë eurosh për atë që do t’i rikthejë violinën. Në anën tjetër policia është vënë gjithashtu në kërkim të instrumentit të humbur duke konfirmuar në një komunikatë se kemi të bëjmë me humbjen e një instrumenti muzikor me vlera të mëdha.

B.SINA  : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama