Humbi jeten pas lindjes se djalit familjaret e gruas se portierit te Partizanit kerkojne demshperblim nga materniteti

Humbi jeten pas lindjes se djalit, familjaret e gruas se portierit te 'Partizanit' kerkojne demshperblim nga materniteti

Familjaret e gruas se ndjere te portierit te “Partizanit”, e cila humbi jeten ne nentor te vitit te shkuar, pas lindjes se djalit, kane paditur maternitetin.

“Panorama” shkruan se ditët e fundit në Gjykatën e Tiranës është depozituar një tjetër padi civile që ka në objekt humbjen e jetës së bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha.

Bëhet fjalë për një padi për shkaktim dëmi nga ana e familjarëve të saj kundër maternitetit ku ndërroi jetë e ndjera. Padia është depozituar më 18 mars në Gjykatë, ku palë paditëse është Enver Haka, ndërsa palë e paditur Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

“Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë dëmin e shkaktuar nga humbja e jetës së vajzës sime Dorjana Haka”, thuhej në objektin e kërkesëpadisë. Më 21 prill pritet të zhvillohet seanca e parë e kësaj padie, e cila do të kryesohet nga gjyqtarja Enkela Bajo (Vlora).
Humbja e jetës së bashkëshortes së Alban Hoxhës u përcoll mediatikisht, kjo edhe prej faktit se ajo sa kishte sjellë në jetë një fryt të marrëdhënies mes tyre. Dorjana Haka humbi jetën më 19 nëntor 2014 si pasojë e një komplikacioni shëndetësor pas lindjes së fëmijës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama