Semundja e Alzheimerit, ose ndryshe siç njihet me shpesh humbja e kujteses, lind pas moshes 65-vjeçare. Perqindja e popullsise qe preket ne kete moshe eshte rreth 10%. Pas kesaj moshe perqindja e popullsise qe preket rritet 2% çdo vit, per te arritur rreth 50% ne moshen 85-vjeçare. Sipas specialisteve semundja ka raste qe lind edhe para moshes 65-vjeçare, por keto raste jane te rralla dhe karakterizohen nga histori te veçanta. P.sh pacienti mund te jete me Sindromen Down. Probabiliteti i ketyre pacienteve, me Down, per tu semure edhe me alzheimer pas moshes 40-vjeçare rritet shume. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Perqindjet e popullsise qe kap jane te njejta pothuajse ne gjithe boten. Prandaj ne Shqiperi keta paciente jane ne proporcion me popullsine tone, po aq saç jane ne Itali, SHBA etj.
Simptoma me e njohur e kesaj semundjeje eshte harresa, por simptomat jane te shumta. Zakonisht semundja fillon me harresa gjithmone e me te medha, te cilat ne fillim kane karakter minimal dhe me kalimin e kohes behen gjithmone e me shqetesuese. Duhet pasur kujdes te mos ngaterrohen harresat normale me ato harresa qe perbejne semundje. P.sh. eshte harrese normale te mos mbash mend ku ke parkuar makinen ne parkingun e supermerketit, por eshte nje harrese patologjike te kthehesh ne shtepi pa makine sepse ke harruar qe kishe shkuar me makine. Te semuret me Alzheimer kane nje karakteristike qe e ben me te veshtire diagnostikimin e tyre. Ne pergjithesi nuk e pranojne kurre se jane semure. Prandaj paciente te tille zakonisht vijne te shoqeruar nga ndonje familjar.
Bejne batuta per te zhvleresuar pse jane ne spital dhe i duket e çuditshme sesi p.sh gruaja, eshte fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen teresisht ne rregull ne vetvete. Vetem testet e ndryshme (te cilat ne Shqiperi me siguri jane ne lindje e siper) mund te nxjerrin ne pah deficitin e madh. Simptoma e dyte interesante e kesaj semundje eshte anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjaleve gjate diskutimeve. Kjo simptome, ne fakt, perben simptomen e dyte kryesore me te cilen Alzheimeri mund te linde. Ne ato pak raste qe semundja nuk fillon me harresa, ajo me se shumti fillon me probleme gjuhesore. Semundja ben qe me kalimin e kohes pacienti te evitoje gjithmone e me shume fjalet qe nuk i gjen dot dhe te perdore sinonime dhe pershkrime te gjata per gjera qe kane fjalen e vet. Simptoma e trete eshte çorientimi kohor dhe hapesinor.
Ndodh qe kur pyet paciente si keta ne çfare muaji jemi mund t’ia fuse kot fare. E gjithe kjo, me normalitetin qe karakterizon gjithe eksperiencen e pacienteve te ketij lloji. Simptoma te tjera jane: Humbja e kapacitetit te gjykimit logjik, ndryshime te çuditshme te humorit, ndryshim i personalitetit (kete e ve re mire kush ka shume vite qe jeton me personin),humbje e deshires dhe iniciatives per te bere shume gjera. Nuk duhet ngaterruar me renien e aktivitetit te moshes se plakur. eshte krejt anormale qe nje i moshuar te humbase interesin per çdo gje.
Te gjitha keto simptoma lindin ne periudha te ndryshme kohore dhe nuk kane nje periudhe te caktuar kohore. Ajo qe eshte me e vazhdueshme ne te gjithe rastet e semundjes eshte fillimi me harresa, me probleme gjuhesore ose me probleme te detyrave te thjeshta motore (zberthim i kemishes etj).
Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo semundje, por megjithate jane hedhur hipoteza te ndryshme: Sipas nje varianti thuhet qe lindja e semundjes eshte gjenetike: Ne disa raste Alzheimeri pacientet kane rezultuar me nje mutacion ne kromozomin 21. Ky kromozom eshte dhe ai qe shkakton semundjen Down e cila vazhdon me Alzheimer pas moshes 40 vjeç. Shkencetaret mendojne,se semundja mund te jete edhe virale. Ata mendojne se virusi hyn nga hundet per te kaluar ne receptoret e eres e me pas ne bulbet e eres (brenda trurit) e me pas ne pjesen me te madhe te trurit. Kjo hipoteze mbeshtetet ne goditjen e disa pjeseve te caktuara te trurit ku shenjat e Alzhiemerit rezultojne te theksuara gjate autopsise neuro anatomike. Hipoteza e aluminit: Ne trurin e pacienteve jane gjetur nivele te larta alumini. Gjithashtu disa kripera alumini te vendosura ne koren e trurit te disa kafsheve kane krijuar matese neurofibrillare.
Sipas specialisteve te kesaj fushe, sistemi imunitar ne nje periudhe te caktuar te jetes fillon te prodhoje antikorpe qe shkaterrojne neuronet qe perdorin si neurotrasmetitor acetilcolinen. Zakonisht truri eshte komplet i izoluar nga substancat qe kalojne ne gjak. Çdo ene gjaku qe shkon ne tru vishet me degezimet e qelizave gliale te cilat lejojne kalimin e substancave te caktuara, dhe nuk lene te kalojne pjesa me e madhe e substancave dhe agjenteve patogjene. Kjo hipoteze hedh idene e nje kolapsi te barrieres e cila fillon te mos punoje si me pare, duke lene te kalojne agjente patogjene toksike qe vdesin neuronet. Deri me sot nuk ekziston nje diagnoze e sigurt. Pothuajse te gjithe doktoret ne vendet perendimore nuk diagnostikojne asnje pacient qe vuan nga humbja e kujteses. E vetmja siguri se semundja eshte pikerisht ajo, merret pas vdekjes, me nje autopsi te trurit.
Simptomat e semundjes nuk jane akute, por zhvillohen avash-avash me kalimin e kohes. Kjo ben qe familjaret mos ta vene re semundjen dhe te justifikojne çdo gje me moshen e thyer. Ne Shqiperi imagjinoj se kur personat arrijne ne dyert e spitalit, semundja do jete shume me e avancuar. Per nje diagnostikim te mire duhet pare historia e familjes, nese ka raste te tjera. Nje faktor tjeter i rendesishem jane BioImazhet. Ne Shqiperi keto kane hyre vetem vitet e fundit. Zakonisht truri i ketyre pacienteve mund te jete pak i atrofizuar dhe kjo duket me rezonance manjetike. Kjo metode e tregon trurin shume qarte.
Rreth 85 per qind e gjashtedhjetevjeçareve ne te gjithe te boten vuan nga humbja e kujteses. Kjo perben nje nivel epidemiologjik shume te larte. Sistemet shendetesore te vendeve perendimore kane humbje shume te medha prej kesaj semundjeje. Nderkohe qe sipas specialisteve rreth moshes 40-vjeçare nisin te shfaqen simptomat e pare te humbjes se kujteses. Simptomat vijne si rezultat i demtimit te qelizave nervore, te cilat ngadalesojne percjelljen e sinjalit per ne tru dhe anasjelltas. Jo pak por 11 simptoma jane karakteristika per te gjithe pacientet qe vuajne nga humbja e kujteses. Kryesisht ato kane te bejne me ngaterrimin e emrave, me veshtiresi ne lexim, personi behet konfuz, si dhe nuk arrin te shkruaje normalisht. Nderkohe qe 2 per qind e popullsise çdo vit preket se semundja e humbjes se kujteses.
1-Memoria humbet çdo dite e me shume.
2-Personi ka probleme gjuhesore (harron fjalet perkatese dhe perdor te tjera ne vend te fales se duhur).
3-Pjesen me te madhe te kohes eshte konfuz.
4- Gjerat e reja i mban mend me shume veshtiresi.
5-Mund te kete konfiguracione, (nuk di te beje llogarite).
6-Nuk arrin te shkruaje normal).
7-Mezi lexon.
8-Ka veshtiresi ne veshjen e rrobave te trupit.
9- Me kalimin e kohes pacienti humb interesin ne gjerat qe e rrethojne dhe behet teresisht konfuz.
10-Mund te kete dhe aluçinacione, probleme me urinimin dhe jashteqitjen (inkontinence).
11-Ne fund fare pacienti humb edhe kontrollin e trupit te vet thuajse ne çdo aspekt.