Humbja e peshes mund te ndote gjakun

Humbja e peshes mund te ndote gjakun
Humbja e peshës ka mangësi serioze, ngase çon në lirimin e ndotësve të përhershëm organik (POPs), të cilët mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndet. POPs janë kemikale të krijuara nga njeriu të cilët hyjnë në zinxhirin e ushqimit nga burimet që përfshijnë pesticidet dhe prodhimin. Ato janë të lidhura me rritjen e rrezikut të diabetit, kancerit dhe çmendurisë.

Kur konsumohen, POPs mblidhen në indet yndyrore, ku mendohet që nuk janë të dëmshme. Tani, Duk-Hee Lee i Universitetit Nacional të Kyungpook në Daegu, në Korenë Jugore, ka treguar që humbja e peshës shkakton që të lirohen POPs, çka çon në grumbullimin e tyre në gjak.

Njerëzit që kanë humbur 10 kilogramë ose më shumë gjatë një dekade kanë nivelet më të larta të bartjes të POPs në gjak, ndërsa ata që kanë shtuar 10 kilogramë ose më shumë kanë më së paku. Nuk janë të njohur shkaqet e efekteve negative të nivelit të POPs në njerëz, prandaj kjo nuk duhet të ndalojë njerëzit nga humbja e peshës, tha Amanda Sainsbury-Salis në Institutin Garvan për Hulumtime Mjekësore në Sydney.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama