Humbja e peshes permireson jeten seksuale

Humbja e peshes permireson jeten seksuale
Të gjithë e dinë që ato që janë të dobët bëjnë më mirë seks, edhe pse shumë njerëz që janë të shëndoshë rrëfejnë se jeta e tyre seksuale shkon mrekullisht mirë. Ekspertët thonë se kjo është diçka mentale. Martin Biks, ekspert i sjelljes në “Duke University” ka gjetur se pacientët e tij arrijnë të kenë një jetë seksuale më të pëlqyeshme dhe intensive pasi kanë humbur 10% të peshës së tyre. Por kjo nuk do të thotë se për të pasur një jetë të mirë seksuale duhet t’i ngjash një modeleje apo të kesh gjoksin e Brad Pittit.

Perceptimi se të jesh mbi peshë është një pengesë e aktivitetit seksual është akoma i fortë. Nga sondazhi del se 80 % e grave është e bindur se humbja e peshës mund të përmirësojë
jetën e tyre seksuale ndërkohë që 70 % e burrave të intervistuar mendojnë se një reduktim i barkut të tyre mund të përmirësojë aktivitetin seksual. Kjo tregon se gratë nuk mendojnë më shumë se burrat për pamjen e jashtme fizike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama