Humbja me Francen Jordanesku E dhimbshme nuk e meritonim

Humbja me Francën, Jordanesku: E dhimbshme, nuk e meritonim

Trajneri i Rumanisë, Angel Jordanesku, ndien keqardhje për mënyrën se si humbi skuadra e tij ndaj Francës. Në konferencë për shtyp pas ndeshjes, ai theksoi se ishte e trishtueshme kjo humbje në limitin e takimit.

Untitled-1"Kemi bërë një lojë të mirë, por është e dhimbshme që pësuam në fundin e lojës. Ne patëm raste për të shënuar dhe dua të theksoj se në fillimin e pjesës së dytë kemi treguar se duam të fitojmë ndeshje. Kemi bërë jashtëzakonisht mirë në anën taktike dhe mund të merrnim tri pikë.

Kemi pasur të gjithë ndeshjen nën kontroll, duke u organizuar mirë, por kishte edhe momente që çaluam në mesfushë. I përgëzoj djemtë për këtë paraqitje të mirë.

Është e trishtueshme të humbasësh në minutën e 89-të. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Zvicrës", deklaroi Jordanesku.

Trajneri rumun është i bindur se skuadra e tij do ta kalojë grupin. Lojtarët do të rikuperohen fizikisht dhe mentalisht, sepse na presim dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimin.

Unë shpresoj që të bëjmë të njëjtën lojë ndaj Zvicrës. Jam i bindur se nëse vazhdojmë kështu, do të fitojmë dhe do të bëjmë një hap drejt kualifikimit", ka përfunduar trajneri i rumunëve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama