Trajneri i Islandës, Lars Lagerbak, ka përshëndetur tifozët dhe të gjithë futbollistët e kombëtares së tij, me të cilët bëri një paraqitje vërtet fantastike.
"Kjo ishte një përrallë e bukur për ne, për të gjithë këta futbollistë dhe këtë popull të mrekullueshëm, - u shpreh suedezi për televizionin islandez.
- Na vjen keq për pjesën e parë paksa të çorientuar, por fundja nuk kam se çfarë t'u kërkoj më shumë këtyre djemve, që kanë dhënë më shumë sesa mundësitë e tyre.
Arritja në çerekfinale vlen fitoren e Europianit për ne, por unë besoj se ky turne është vetëm hapi i parë i kësaj kombëtareje, e cila i tregoi vlera të mëdha botës dhe futbollit".