TIRANË, 9 Tetor/ATSH-Gjergji Mima-A. Fortuzi/ - Humbja e Shqipërisë 0-2 mbrëmjen e së enjtes në "Elbasan Arena" megjithëse ka hidhëruar mjaft lojtarët dhe tifozët kuq e zinj, duhet të kthehet në forcë për sfidën e ardhshme me Armeninë.
Këtë gjë e ka shprehur edhe kryeministri Rama, i cili pas ndeshjes u ka shprehur mbështetjen lojtarëve të kombëtares. Rama pas përfundimit të ndeshjes ka zbritur në dhomat e zhveshjes ku është takuar me lojtarët e kombëtares sonë, duke i ngushëlluar dhe i ka përgëzuar për lojën e mirë, pavarësisht se rezultati nuk ishte në favorin tonë në këtë rast. Gjithashtu, kryeministri i ka kujtuar se ende nuk ka përfunduar, pasi Armenia është vendimtare.
Këtë gjë kryeministri Rama e ka shprehur edhe me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", ku shkruan se, "Barazimi do qe më i drejtë, por ky është futbolli. Sot lojtari më i mirë ishte publiku fantastik kuqezi. Nesër ditë e re ëndrra vijon në Armeni!".
Gjithashtu, kryeministri Rama ka postuar edhe një foto të parkut para Kryeministrisë, ku qindra tifozë e kanë ndjekur ndeshjen ndaj Serbisë, nga një ekran gjigand.
Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga e shoqja Linda Rama dhe e ndoqi ndeshjen në shoqëri të kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Ndërkohë, e kundërt ka qenë atmosfera në kampin serb, teksa kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, pas përfundimit të takimit ka pasur një reagim në "Twitter" ku ka uruar futbollistët serbë për fitoren dhe ka përshëndetur edhe lojën e ndershme që u zhvillua në "Elbasan Arena".
Hysaj: Pas ndeshjes, kryeministri Rama na dha zemër dhe na përgëzoi për lojën
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka treguar për mediat atë që i ka thënë kryeministri Rama menjëherë pas humbjes me Serbinë, në dhomat e zhveshjes.
Sipas tij, kryeministri Rama është munduar që t'u japë zemër ekipit, duke u kujtuar se kanë edhe nje ndeshje për të luajtur.
"Pas ndeshjes erdhi kryeministri te dhomat e zhveshjes. Ai na dha zemër dhe na përgëzoi për lojën. Gjathashtu, na tha ta mbanim kokën lart, pavarësisht rezultatit", tha Hysaj.
Hysaj gjithashtu është shprehur mjaft i mërzitur pas përfundimit të takimit me Serbinë, për golat e pësuar në minutat e fundit.
"Sigurisht që jam i mërzitur për humbjen, pasi ishim duke dominuar ne. Po bëjmë gabime të cilat duhet të mos i përsërisim më. Gjithsesi, ne po rritemi në çdo ndeshje. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Janë disa raste që Serbia i shfrytëzoi. Kemi dhe një ndeshje me Armeninë që mund të na japë kualifikimin për Francën. Kemi humbur në minutat e fundit edhe mund të fitonim, por ky është futbolli", tha Hysaj.
Kreu i Federatës Serbe, Karadziç: Edi Rama më ka befasuar, është i shkëlqyer
Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic, ka deklaruar pas ndeshjes se ka mbetur i befasur pozitivisht nga sjellja e kryeministrit Rama.
Ai ka theksuar se kryeministri Rama e pranoi humbjen dhe i uroi ata pas ndeshjes.
"Rama është i mrekullueshëm. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes, ka thënë se kështu është futbolli, në mënyrë stoike i pranoi të gjitha", ka deklaruar Karadziç.
Karadzic e ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e kreut të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.
24-orë përpara ndeshjes: Dita e enjte ishte një festë për kombin Shqiptarë. Përfaqësuesja kuqezi luante mbrëmë në "Elbasan Arena" një nga ndeshjet më thelbësore të historisë së saj sportive, por fatkeqëissht pa sukses.
Por, pavarsisht rezultatit, dita e enjte ka gjetur të veshur me ngjyrat simbol të vendit tonë, jo vetëm trojet shqiptare në Ballkan, por dhe shumë kryeqytete dhe qytete të botës, ku jetojnë bashkëkombasit tanë.
Që prej orëve të para të mëngjesit në rrjete sociale janë postuar foto pa fund të kuqezinjëve nëpër botë. Po ashtu mediat lokale mësohet se të gjitha qendrat e qyteteve të Kosovës ishin të mbushura plot e përplot me sportdashës dhe qytetar të cilët prisnin me padurim fillimin e ndeshjes, duke e përjetuar atë të "përqafuar" për së largu me kombëtaren tonë, që luante në Elbasan.
Sa i takon atmosferës në vendin tonë, Tirana e Elbasani u ndezën nën tingujt e këngëve patriotikëve, të vendosura në të gjitha lokalet, disa prej të cilave ishin veshur me ngjyrat kuqezi me rastin e sfidës në fjalë. Qytetar të shumtë të pajisur me falmuj, shalla e bluza të përfaqësueses sonë mbushën të gjitha rrugët dhe në orën takimit u mblodhënë sëbashku në monitorët e mëdhenjë të instaluar në sheshet kryesore, teksa disa të tjerë zgjodhën lokale të cilat ofron kushte të përshtatshme për të parë takimin.
Përballja: Nga festa në hidhërim
Shqipëria nis lojën mjaft mirë. Një inkursion i Hysaj solli jo pak probleme për Serbët. Lojtari napolit, kombinoi mjaft mirë me Xhakan dhe nga fundorja tentoi të shërbej për Bekim Balën, i cili nuk arriti tek topi. Mbrojtja Serbe u tregua mjaft e saktë. Dhe kjo ishte vetëm minuta e 1' e lojës. Në minutën e 3' erdhi dhe kartoni i parë i verdhë për serbët. Mersfushori Mitroviç ndërhyri keq në drejtim të Bashës dhe gjyqtari Rizzoli nxorri kartonin e verdhë. Loja nis mjaft e ashpër. Pas furisë fillestare të skuadrës sonë, Serbët nisën të krijojnë rastet e tyre. Loja vijoi e shpejtë. Tanët u përpoqën të ushtronin presing pranë zonës kundërshtare, por skuadra nga Beogradi reagoi mjaft mirë me pasa të shkurtra, duke dalë nga situate. Nuk munguan edhe vertikalizimet në kampion "mik", duke kërkuar sulmuesin Milinkoviç. Në minutën e 37' një incident ndodhi në fushë.
Ku lojtarët serbë arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Por, gjyqtari Rizzoli anulloi golin, pasi një nga lojtarë Serbë, Tosiç kishte përplasur më herët portierin Berisha, i cili ishte i shtrirë përdhe në momentin kur Ljajiç goditi topuin në rrjetë. Gjyqtari nuk ka akorduar për asnjë çast golin, por drejtor dorën nga zona jonë, duke treguar se loja ishte ndërprerë për goditje dënimi. Në këto çaste ka pasë dhe një incident, pasi lojtarët Serbë u nisën drejt zonës sonë duke u përplasur me lojtarët Shqiptarë. Gjyqtari arriti të qetësoi situatën shpejtë. Fillimi fraksionit të dytë të lojës u mbizotëruar nga shqiptarët. kuqezinjtë nisën mjaft mirë lojën. Fillimisht ishte Lenjani që pas një inkursioni nga mesfusha, tentoi me majtën të gjente portën Serbe, por Stojkoviç në pozicion neutralizon lehtësisht.
Dy minuta më tej, ishte një goditje e dënimi e fituar nga tanët, që Xhaka e kroson në këmbët e kapitenit Cana , por goditja e prishtinasit përfundon jashtë kuadratit. Festa. Në minutën e 62' të lojës Elbasan Arena shpërthen në festë, pasi një lajm i mirë vjen nga gadishulli iberik, Portugalia përmes Joao Motinhos gjen golin e avantazhit përballë danezëve, rivalëve tanë për vendin e dytë në grup, çka do të thotë se kuqezinjtë ishin vetëm një gol larg Francës. Loja vijon me një ritëm më të ngadaltë pas minutës së 65'. Strategu Xhani De Biasi për të thyer këtë rënje të ritmi vnedos të bëjë një ndryshim në sulm, duke larguar sulmuesin shkodran, Bekim Balën dhe duke e zëvendësuar atë me sulmuesin tjetër, Sokol Çikalleshin.
Një lojtar ky mjaft luftarak. Sfida karakterizohet nga shumë ndalesa, kjo dhe për shkak të përplasjeve të shumta në mesfushë. Minuta e 74' sjell një goditje dënimi për tanët, që nuk ekzekutohet siç duhet, pasi portierit Stojkoviç kupton skemën dhe i paraprin rrezikut. Sulmet e tanëve nuk ndalen, pasi Sokol Çikalleshi forcën e tij merr një top nga Basha dhe në hyrje të zonës godet me të parën, por portieri serbë nxjerr në këndore. Topi i harkuar nga këndorja përfundon në kokën e kapitenit Cana , që godet mbi tranversë. Një lajm i hidhur vjen për De Biasin në minutën e 79', kur Ansi Agolli ndërhynë mjaft keq në dëm të Kolarov dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Goditja e dënimit u gjuajtë në afërsi të zonë shqiptare.
Topi i goditur nga Kolarov përufndon fare pak jahtë shtyllës pingule në të djathtë të portierit Berisha. Në minutën e 82' Lenjani bënë një gafë në mesfushë dhe dhuron një top të mrekullueshëm për Ljajiç që tento të pasoi në qendër të zonës kuqezi, por Cana largon në këndore.Minutat e fundit të lojës sollën dhe zhgënjimin. Lojtarët u dukën të lodhur dhe nuk arrinit të ishin të kjartë në sulm.
Por, ndërkohë edhe në mbrojtje u pati disa gabime. Kështu ndodhi edhe në minutën e 88', kur Ljajiç doli i vetëm përballë poriterit Berisha, për ky i fundit bënë mrekullinë. Të cilën nuk e përsëriti dot në minutën e 91', kur një kundra sulm i serbëve përfundoi me gol, falë penetrimit në zonë të Kolarov. Minutat në vijim ishin mjaft emocionuese. Skuadra jonë doli e gjitha në sulm dhe Kaçe fitoi një goditje dënimi në hryje të zonës, të cilën e goditi Alban Meha, por topi u përplas në mur. Sfera u kthye tek këmbët e Mehas, i cili nuk arrin të pasoj për ndonjë nga lojtarët Shqiptarë, duke i lënë topin kundërshatrëve, të cilët përmes një vertikalizimi gjejnë Ljajiç, ky përmes një sprinti të jashtëzakonshëm lë pas mbrojtjen shqiptare gjen dhe golin e dytë. "Elbasn Arena" dhe e shqiptarët në heshtje të plotë.
Duartrokitja:Përfundimi takimit solli dhe një të papritur. Stadiumi duartrotiki lojtarët Serbë, duke respektuar kundërshtarin për vlerat që treguan në fushë.
Deklaratat:Cana-Hysaj-Balaj: Të shohim për ndeshjen me Armeninë
Kapiteni Cana më tej u shpreh se kjo ishte një humbje që dhemb. " Kjo humbje na dhembi shumë. Na ndali në rrugën tonë drejt kualifikimit, por gjithësesi gjithçka do të varet nga ne në Armeni. Skuadra tentoi të interpretoi mirë lojën. Dëshira e madhe për të mbizotëruar lojën dhe për të gjetur golin bëri që të mos kishimi vëmendjen e duhur në mbrojtje, çka solli dhe dy golat e tyre. Gjithashtu dhe lodhja bëri të sajën", pranoi Cana .
Ai tha se shqipëria mund të kishte shënuar më herët dhe do ishim duke u shprehur ndryshe. " Ishim shumë afër kualifikimit. Do ishte mjaft bukur të kishim fituar dhe të merrnim kualfikimin këtu. Jemi të lumtur për lojën. Po të kishim qenë të saktë para portës së tyre do të ishim duke festuar fitoren", tha Kapiteni. Cana gjithashtu shtoi se dëshira jonë ishte fitorja, barazimi nuk u llogarit si rezultat i mundshëm dhe kjo bëri që skuadra të dilte e gjitha në sulm në fund, duke sjell edhe hutimin në mbrojtje".
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid HysajMbrojtësi tjetër, Elseid Hysaj vlerësoi lojën kuqezinujëve si shumë pozitive. Ai tha se kombëtarja jonë dominoi ndaj Serbisë, por rezultati nuk i buzëqeshi tanëve. Gjatë një deklarate për shtyp, Hysaj u shpreh se ekipi dha gjithçka në fushë"Duhet të ishim më të përqendruar në minutat e fundit. Nuk duhet të gabojmë kështu. Duam të dalim në Europian dhe nuk mund të tolerojmë këto gabime. Kemi sytë nga Armenia , atje do të luajmë gjithçka", tha Hysaj.
Zhgënjimi: Në të gjitha sheshet ku ishin mbledhur tifozat kuqezi u vu re një zhgënjim i madh. Të gjithë kokëulr u larguan drejt banesave të tyre. Në rrejtet sociale postimet tregonin qartazi dhimbjen e ndjerë nga bashkombasit tanë brenda dhe jashtë vendit për rezultatin negativ. Por pavarissht kësaj humbje, kuqezinjtë dhe të gjithë tifozët janë të së njëjtës ide, nuk duhet qarë ajo që nuk është humbur ende. Të dielë përfaqësuesja jonë ka në këmbët e saj fatin e saj në Armeni përballë përfaqësueses vende. Dhe të gjithë janë gati të japin mbështetjen e tyre edhe për ndeshjen me Armeninë.
FSHF falenderon tifozët dhe Policinë shqiptare :Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të falenderojë të gjithë opinionin publik, tifozët e zjarrtë brenda dhe jashtë Shqipërisë, banorët e Tiranës dhe të Elbasanit, shtetin shqiptar, policinë dhe organet e tjera inteligjente, që na kanë mbështetur në një periudhë të gjatë dhe intensive, në përpjekjet tona për organizmin perfekt të një ndeshjeje delikate për specifikën e saj dhe të vlerësuar me një shkallë të lartë vështirësie.
Falenderojmë për mbështetjen të gjithë ata që na kanë shkruar publikisht dhe privatisht, shoqata, organizata, individë. Na erdhi keq që s'mund ti kishim të gjithë në stadium por kjo do të ishte e pamundur edhe sikur stadium të ishte 7 milionësh. Sepse të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen kishin të dëshirë të ishin pranë djemve kuqezi, në këtë ndeshje.
Një falenderim i veçantë vjen për shtetin shqiptar, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe na qëndroi pranë dhe ndihmoi me strukturat e tij, që gjithçka të shkonte sa më mirë. Kjo na e bëri më të lehtë detyrën tonë. Shërbimi Informativ Shtetëror, Garda e Republikës dhe shërbime të tjera inteligjente kanë bashkëpunuar ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, që gjithçka të shkonte sa më mirë dhe kjo ishte evidente. Asnjë incident nuk ndodhi në Elbasan dhe kjo meriton vlerësimin maksimal. Veçanërisht bashkëpunimi i gjatë dhe i vazhdueshëm me Policinë e Shtetit, ishte efikas dhe frytet e saj. Ne duam të falenderojmë strukturat e Ministrisësë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, që nga drejtuesit kryesorë e deri tek ata mijra policë të thjeshtë, që për dy ditë me rradhë, sakrifikuan duke kryer shërbim të sforcuar, me përkushtim dhe profesionalizëm.
Një mbështetje të jashtëzakonshme, në këtë organizim të shkëlqyer, një kontribut të jashtëzakonshëm kanë patur edhe qytetarët e Tiranës dhe Elbasanit. Ata sakrifikuan për shkak të shtrëngesave të trafikut, të bllokimit të akseve të ndryshme rrugore etj. Sjellja e tyre qytetare, pavarësisht të vështirësive të krijuara, ishte e admirueshme.
Jo rastësisht i lamë për në fund, tifozët tanë të mrekullueshëm dhe të gjithë atat shqiptarë, që na kanë mbështetur dhe qëndruar pranë gjatë gjithë këtyre eliminatoreve. Edhe sot si në çdo rast ata ishin të mrekullueshëm, në mënyrën se si performuan se si ndërtuan koreografitë, se si sakrifikuan pa u tërhequr as nga moti i keq. Shumë prej tyre, kanë sakrifikuar duke bërë edhe mbi 1000 kilomentra për të ardhur nga vendet e Europes.
Na vjen keq, që nuk arritëm ti kënaqim edhe me rezultat dhe për këtë ju jemi borxhlinj. Por kjo, s'do të na bëjë që të ulim kokën. Përkundrazi. Nga humbja duhet të nxjerrim mësime, që në të ardhmen të jemi edhe më të fortë dhe efikasë. Ne sot ishim të gjithë bashkë, si një zemër e vetme. Jemi të bindur se edhe në të ardhmen do të jemi kështu. Djemtë kuqezinj në fushën e lojës, ndërsa ne të tjerët, krah tyre me zemrën që rreh në një ritëm me ta.
Ne, vërtet sot humbëm një betejë. Por lufta vazhdon ende dhe ne premtojmë se s'do të dorëzohemi kurrë. Në asnjë rast, kurrë. Por edhe fituam, një betejë tjetër. Atë të qytetarisë dhe të demostrimit të vlerave tona më të mira. Performanca, siguria, qytetaria dhe në përgjithsi vlerat, ishin ato që triumfuan mbi gjithçka tjetër. Dhe kjo na bën krenarë.
/f.n/