Një ditë pas ndeshjes me Zvicrën në Lens, trajneri i Kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka zhvilluar një mbledhje me kuqezinjtë për analizimin e lojës dhe të atyre gabimeve që u konstatuan në këtë takim.
Sipas "Supersport", ekipi u grumbullua sërish mbrëmë në Perros Guirec, ndërsa mbledhja e trajnerit italian me stafin dhe futbollistët u zhvillua sot rreth orës 12:30.
Takimi vjen pas humbjes me rezultatin 0-1 ndaj Zvicrës dhe pak ditë para përballjes së dyte në filanet e Europianit me Francën.
Ndërkaq, këtë të diel Kombëtarja pritet të zhvillojë edhe seancën e radhës stërvitore në Yves Jannou, vend në të cilin ka zhvilluar edhe përgatitjet e tjera pas grumbullimit në kuadër të "Euro 2016".