Humbja ne France Memushaj Svlejne levdatat meritonim pike

Humbja në Francë, Memushaj: Svlejnë lëvdatat, meritonim pikë

Ledjan Memushaj ishte gjithmonë një rrezik konstant për Francën, në një kohë që mbronte edhe mirë. Pas takimit të djeshëm, në prononcimin e tij për "Super Sport", mesfushori që luan me Peskarën në Itali, u shpreh:

13446217_1197776976908300_1366780779_o

"Ishte një ndeshje kartolinë për futbollin shqiptar dhe nuk e meritonim që të humbisnim. E ruajtëm deri në fund rezultatin e bardhë 0-0 dhe meritonim barazimin.

Por ky është futbolli dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë. Tani duhet ta harrojmë këtë sfidë dhe të përgatitemi maksimalisht për përballjen e fundit që do të luajmë me Rumaninë.

Edhe nëse do të barazonim sot (dje), nuk na bënte punë. Nuk na vlejnë lëvdatat, por meritonim pikë. Ishte gjynah të humbnim kështu!", përfundoi Memushaj.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama