Humbja ne Korce Josa Finalen e luajme ne Vlore ja cfare nuk funksionoi

Humbja në Korçë, Josa: Finalen e luajmë në Vlorë, ja çfarë nuk funksionoi

Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa mbetet optimist për fitimin e kampionatit edhe pas humbjes që ekipi i tij pësoi me rezultatin 0-1 ndaj Partizanit.

Untitled-22Josa deklaroi se lojtarët e tij nuk konkretizuan siç duhej para portës kundërshtare. Ai shtoi se finalja do të luhet në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe kërkoi nga futbollistët përqendrim maksimal.

"Skuadra duhet të jetë shumë e qetë dhe të mos mendojë për ndeshjen e sotme. Kemi edhe një ndeshje. Është një ndeshje finale dhe duhet të ruhet diferenca e pikëve patjetër",-tha Josa për "Supersport".

Aktualisht, Skënderbeu ndodhet në kuotën e 76 pikëve, i ndjekur nga Partizani i vendit të dytë me 74 pikë.

Kur mbetet edhe një ndeshje për të luajtur, korçarët do të udhëtojnë drejt Vlorës për t'u përballur me Flamurtarin, ndërsa Partizani luan me Teutën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama