Burimi:
Te dhenat per vitet 2002-2009:Raporti 2009 i ERE-s
Te dhenat per vitin 2010: Bilanci Energjitik i INSTAT
Perpunimi dhe komentet: ODA
Në 2009-n, Humbjet janë rreth 35% e energjisë elektrike të futur në sistem dhe kanë pësuar rritje ne krahasim me një vit më parë. Ulja e eficencës në përdorimin e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një menaxhimi të dobët të sektorit të shpërndarjes nga OSSH dhe privatizimi i saj ende nuk ka dhënë asnjë shenjë domethënëse në përmirësimin e treguesve.
Viti 2010 paraqitet me një përmirësim të nivelit të humbjeve. Ato kanë shkuar në nivelin 32% dhe vendin kryesor vazhdojnë ta zënë humbjet në shpërndarje me 88.2%, duke qëndruar ende larg parametrave të pranueshëm.
Në llogaritjen e përqindjes së humbjeve është vendosur në raport Humbja totale me Energjinë e futur në rrjet. Energjia e futur në rrjet është gjetur si shumë e zërave në Bilancin Energjitik të botuar nga INSTAT: Energjia e përdorur nga konsumatorët dhe Humbjet në rrjet.