Nëse numëroni deri në Ditën e të Dashuruarve do të humbisni me mijëra kalori, dhe kështu do të jeni në top-formë për këtë ditë. Kështu që në vend që të prisni diçka të veçantë më 14 shkurt, bëni seks të përditshëm i cili do t’ju dobësojë dhe do t’ju gjallërojë.
Rikthehuni në kohën kur keni qenë në shkollën e mesme dhe kur keni qenë të detyruar vetëm të bëni puthje edhe pse me siguri me partnerin keni dashtë t’i hiqni të gjitha rrobat nga trupi. Me vetëm 30 minuta puthje do të harxhoni 238 kalori.
Paraloja e seksit
Ngacmojeni imagjinatën e partnerit tuaj dhe ofroni paralojë “të çmendur” dhe të paharruar prej gjysmë ore pas së cilës jo vetëm që do të jeni perëndeshë, por do t’i humbisni edhe 100 kalori. Me seksin oral po ashtu do të humbisni 100 kalori secilën gjysmë ore.
Seksi gjysmorësh
Edhe pse në seks është e vështirë të qëndroni gjysmë ore, me ndërrimin e ritmeve, por edhe me ndaljen e aksionit për disa minuta, këtë do ta arrini, dhe kështu do t’i humbisni 144 kalori. Tingujt e zëshëm që i lëshoni gjatë seksit, si për shembull bërtima do të djegin së paku edhe 80 kalori, kështu që tregoni partnerit saktësisht se çka doni dhe le ta dijë që kjo ju pëlqen.
Nëse përjetoni orgazëm, ju humbisni 21 kalori, ndërsa në rast se ky është i dyanshëm edhe më shumë. Në rast se aktroni orgazmën rezultatet janë edhe më mira, pasi që do të digjni rreth 160 kalori.