Humels nder Shqiperise Ja pse fitojme me goleade

Humels, nder Shqipërisë: Ja pse fitojmë me goleadë

Gjermania do të zhvillojë ndeshjen e fundit në Grupin C kundër Irlandës së Veriut. Kampionët e botës kryesojnë me 4 pikë, për shkak se kanë shënuar një gol më shumë sesa Polonia. "Pancerat" janë kritikuar për paraqitje të dobët në dy ndeshjet e para. Si pasojë, ata premtojnë superndeshje dhe fitore me goleadë kundër britanikëve.

mats-hummels-germany_3437257

Kjo edhe për shkak se duan një golavarazh më të mirë sesa Polonia që ndjek nga pas. Gjatë konferencës për shtyp ka folur qendërmbrojtësi Mats Humels, i cili trajton disa tema duke nisur nga stili i lojës së Irlandës së Veriut, deri te ndikimi që do ketë rezultati në duelin Poloni-Ukrainë.

Për Irlandën e Veriut

"Nuk kam luajtur kurrë ndaj tyre. Në fakt, skuadrat britanike kanë lojë të ngjashme. Ne kemi luajtur ndaj Irlandës dhe Skocisë. E dimë që mund të jenë të fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Duam të jemi më të mirët që në fillim dhe ushtrojmë presion për t'u hequr çdo shans për të na ndëshkuar. Stili i lojës sime përballë të tillë rivalëve është disi më mbrojtës, prandaj nuk kam ndikim të madh në ofensivë", sqaroi Humels.

Për lojtarët britanikë

Lojtarët e Irlandës së Veriut luajnë në ekipe inferiore. Sulmuesi Uilliam Grig luan tek Uigan, ndërsa Konor Uashington para 4 vitesh ka qenë postier. "Më pëlqejnë shumë këto histori. I ngjason pak edhe historisë së Xhemi Vardisë. Unë jam një fans i Uill Grig dhe do të më pëlqente ta ndërroja fanellën pas ndeshjes me të. Natyrisht, ai nuk duhet të na ndëshkojë", bën humor qendërmbrojtësi.

Rezultati i Polonisë

"Me sinqeritet jua them se rezultati gjatë lojës i Polonisë do të na interesojë dhe do të ketë ndikim te ne. Nëse jemi në avantazh 1-0 dhe Polonia udhëheq 3-0 ndaj Ukrainës, atëherë na duhet që të fitojmë me goleadë, në mënyrë që të jemi një hap para rezultatit të çiftit tjetër. Qëllimi ynë është që ta fitojmë ndeshjen, por njëkohësisht të renditemi të parët në grup", sqaron mbrojtësi i Bajernit të Mynihut.

"Shuplakë" Boatengut

Zherom Boateng ka thënë se është ai bosi i mbrojtjes. Por, këtë konstatim nuk e ka pranuar Mats Humels. "Është e qartë që gjithmonë ka një bos për mbrojtjen. Unë nuk e kam parë këtë rol te vetja, por ne duhet të bashkëpunojmë gjithmonë dhe t'i japim bashkë komandat. Është mirë të mbash balancat. Me të drejtë mund të na shihni si dy partnerë me përgjegjësi të barabarta", përfundoi Mats Humels.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama