Humori i Berluskonit me Berishen Pranojme vetem vajza te bukura

Humori i Berluskonit me Berishën: Pranojmë vetëm vajza të bukura
ROME -"Ne do të bëjë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura". Kështu tha Kryeministri Silvio Berlusconi, me ironi, në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Në fakt Kryeministri, sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve. "Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det", tha Berisha. Tallet Berlusconi: "Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura".


Kavalieri është treguar ironik edhe me gazetaret shqiptarë që ndiqnin konferencën.
Gjatë fotos zyrtare të shtërngimit të duarve mes dy homologëve, Berisha është shprehur se "kjo është fotoja më e bukur e ditës së sotme"- "E pra nëse do të ishte edhe ata ....", shton Berluskoni, duke treguar me kokë nga rreshti i gazetareve. Një tjetër mundësi fotoje, dhe Berluskoni nuk i le shakatë "ju e dini se unë jam beqar...".


****


Berluskoni-Berisha: Italia, e interesuar për centralin bërthamor

Kryeministri shqiptar, Berisha është pritur sot nga homologu italian, Silvio Berluskoni. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp Berluskoni ka pranuar se Italia është shumë e interesuar për centralin bërthamor në Shqipëri, duke shtuar se mes dy vendeve ekziston një marrëdhënie e veçantë.


Ai premtoi se Italia do mbështesë Shqipërinë për liberalizimin e vizave dhe ga deklaruar se brenda tetorit veni ynë do të marrë statusin e vendit kandidat.


Duke folur për situatën politike në Shqipëri, ai ka deklaruar se debati politik bëhet brenda parlamentit dhe ka shtuar se për këtë qëllim, opozita duhet t'i parashtrojë kërkesat e saj në Kuvend.


"Në demokraci duhet që gjithçka të jetë e pjekur dhe nuk duhet të bojkotohet parlamenti, opozita duhet të protestojë brenda parlamentit"- tha ai.


Më tej, Berluskoni ka premtuar nisjen e një fushate në ndihmë të zhvillimit të turizmit shqiptar. "Do të nisim një fushatë, ku do të angazhojmë gjithë ambasadorët tanë, do bëjmë një edicion special në mënyrë që të ftohen turistët për të vizituar Shqipërinë"- tha ai.


Më pas fjalën e ka marrë, Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili u shpreh se marrëveshjet që u firmosën sot tregojnë vullnetin e dy qeverive për horizonte të reja.
Ai tha se i jam mirënjohës Berluskonit për integrimin e emigrantëve shqiptarë në Itali.


Më pas Berisha foli për investimet ku u përqendrua tek prodhimi i energjisë.


"Vitin e shkuar ne firmosën së bashku 4 miliard euro investime të shoqërive italiane në fushën energjetike", tha Berisha, duke shtuar se "ekonomia shqiptare është ekonomi e re por dinamike e vetjma që mundi ti rezistojë cunamit ekonomik botëror me një rritje prej 4 për qind vitin që shkoi".


Kryeministri shqiptar më tej se "i kërkova Kryeministrit Berluskoni mbështetje për investimet italiane në Shqipëri, pasi vendi im do të bëhet një qendër shumë e rëndësishme në Ballkan. Një superfuqi energjetike. Ne do të ndërtojmë 440 hidrocentrale të të gjitha llojeve". "Shqiptarët nuk do të mund të parashikojnë të mirat që iu vijnë nga kjo lloj energjie", tha ai.


****

Dje Berisha tha se në Shqipëri do të ngrihet një central bërthamor për të prodhuar energji për Italinë dhe gjithë rajonin. Deklarata u bë gjatë një takimi me ministrin italian të Energjetikës, Claudio Scajola. Sipas tyre Shqiperia eshte gati për ndërtimin e një centrali bërthamor.


Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se "në takim të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi i dy qeverive duhet të vazhdojë intensivisht dhe në fushën e energjisë bërthamore. Janë ngritur institucionet dhe agjencitë që do të hartojnë projektin e ndërtimit të një centrali bërthamor, i cili do të rrisë burimet e energjisë së rinovueshme dhe do të garantojë tregun rajonal dhe atë italian me energji në afat të gjatë".

Ministri italian i Ekonomisë Scajola ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e Shqipërisë si partnere, - sipas tij, - e rëndësishme e Italisë në zhvillimin e burimeve të prodhimit të energjisë.

Nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama