Hyrje-daljet/ Memushaj le ekipin ja kush pritet te vije

Hyrje-daljet/ Memushaj lë ekipin, ja kush pritet të vijë

Seanca e djeshme e pasdites ka qenë me numrin më të madh të lojtarëve që De Biazi ka pasur ndonjëherë në dispozicion.

11428040_696295003848974_2065932002219247073_nSi dje pasdite edhe paraditen e sotme do jenë 24 lojtarë të pranishëm në fushë, edhe pse disa prej tyre me programe të veçanta.

Megjithatë, De Biazi jo vetëm që duhet të qëndrojë në pritje të lojtarëve që afrohen, por i duhet të durojë edhe largimet. Ledian Memushajt do të udhëtojë në orën 15:00 drejt Italisë, pasi e pret një ndeshje "play-off"-i me Peskarën.

Mesfushori i Kombëtares dhe kapiteni i ekipit të Serisë B i duhet të lërë për disa ditë Kombëtaren, për t'u bashkuar më vonë me kuqezinjtë.

Ndërkohë, De Biazi mbetet në pritje dhe me sytë nga kuqezinjtë e "27-tëshes" që janë ende në aktivitet me ekipet e tyre.

Kaçe do të zhvillojë një ndeshje "play off"-i me PAOK-un, ndërkohë që Veseli e Kukeli do të diskutojnë mes tyre finalen e Kupës së Zvicrës.

Kjo e bën që koha e periudhës përgatitore të jetë fare minimale për këta lojtarë dhe duke mos paragjykuar zgjedhjen e trajnerit, secili prej tyre mund të mos duhet fare të afrohet në Kombëtare, pasi trajneri mund t'i lërë jashtë listës që do të jetë në Francë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama