Hysaj flet si kapiten para Frances Do jap maksimumin si Loriku

Hysaj flet si kapiten para Francës: Do jap maksimumin si Loriku

Lorik Cana do të mungojë në ndeshje e ardhshme ndaj Francës dhe kapiten i kuqezinjve pritet të jetë sërish Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares mori shiritin e kapitenit pas ndëshkimit të Canës ma kartonin e kuq një ditë më parë ndaj Zvicrës.

13413837_1195090173843647_528616018_n

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë pasdite në Perros Guirek të Francës, Hysaj tha se do të japë maksimumin në ndeshjen e datës 19 qershor ndaj Francës, paçka se u shpreh jo shumë i sigurt nëse De Biazi do t'i besojë sërish shiritin e kapitenit.

"Do jap maksimumin tim siç ka bërë edhe Loriku. Do bëjmë të pamundurën që në këtë lojë të marrim pikë. Besoj se do të shkoj në fushë i qetë, me vetëdijen që mund të jem kapiten, ose jo, nuk i dihet akoma. Nëse do të futem në fushë do të jap maksimumin tim për skuadrën dhe për të gjithë kombin",-tha Hysaj.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Zvicrës, Hysaj vendosi shiritin e kapitenit pas daljes me karton të kuq të Lorik Canës në minutën e 36' të pjesës së parë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama