Performanca e kuqezinjvë në Europian nuk i ka shpëtuar vëmendjes së disa prej klubeve më të mira të Premier Ligës angleze, të cilat janë vënë në ndjekje të talenteve të Kombëtares.
Tabloidi britanik "The Daily Star" shkruan se Arsenali është i interesuar për mbrojtësin Elseid Hysaj. Edhe pse ai ka një kontratë me klubin e Napolit në Serinë A, media angleze thotë "topçijtë" janë gati të ofrojmë 15 milionë paund për 22-vjeçarin.
Kjo shumë duket se i përafrohet pagesës që blutë e Napolit kanë kërkuar për largimin e Hysajt. Interesimi i Arsenalit vjen pak javë pas kontratës prej 35 milionë paund që Granit Xhaka firmosi në Angli.
Një ditë më parë, mbrojtësi Elseid Hysaj mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Zvicrës (0-1), pas daljes me karton të kuq të Lorik Canës në pjesën e parë.