Kur Seria A ka për funduar dhe ver diktet për objektivat e skuadrave janë shpallur, është momenti kur në pah të dalin statistikat.
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka bërë paraqitje mjaft pozitive në Serinë A, duke lënë në hije një futbollist si Kristian Maxho, edhe ish-kapiteni i napolitanëve.
Në një renditje të "Goal.com", futbollisti shqiptar është për rekord në kampionatin italian. Për nga numri i minutave që kanë qëndruar në fushë gjatë këtij sezoni të futbollit italian, shqiptari renditet i dyti dhe përpara tij është vetëm portieri i Udinezes.
Rekordi
Në momentin e krahasimeve, është vetëm Orestis Karnezis i Udinezes, që nuk ka humbur asnjë minutë të takimeve që kjo skuadër ka zhvilluar në Serinë A për këtë sezon. I dyti në këtë renditje është Hysaj, i cili numëron 3284 minuta në fushë me Napolin, vetëm në Serinë A për këtë sezon.
Në 11-shen e futbollistëve me numrin më të madh të aktivizimeve dhe me minutazhin më të lartë në fushën e lojës, Hysaj rivalizohet nga shoku i skuadrës, Marek Hamshik, por edhe ky i fundit ka më pak minuta sesa shqiptari në fushë për këtë sezon.
Futbollisti kuqezi nuk ka luajtur vetëm kaq, pasi numëron edhe minuta në Kupën e Italisë, në ndeshjet e Napolit në Europa Ligë, si dhe në ato me Kombëtaren në kualifikueset për në Europian.
"Talent"
Nuk mjafton me kaq vlerësimi për mbojtësin e Kombëtares. Elseid Hysaj është pjesë e 11-të talenteve të Serisë A të përzgjedhur nga redaksia italiane e "UEFA.com".
Një vlerësim domethënës për futbollistin kuqezi, i cili ka bërë një sezon fantastik me Napolin, pavarësisht se kjo e fundit nuk arriti të thyente dominimin e Juventusit në Serinë A.
Në këtë përzgjedhje janë edhe të tjerë lojtarë: Donaruma; Hysaj, Romanjoli, Rugani, Masina; Bernardeski, Paredes, Diavara, Zielinski; Berardi, Beloti.
OLSI TUJANI