Hysni Zela Brenga e Vaces te vinte nje dite ne Shqiperi

Hysni Zela: Brenga e Vaces, te vinte nje dite ne Shqiperi

Hysni Zela, vëllai i artistes së madhe Vaçe Zela tregon për amanetin e fundit të këngëtares së madhe dhe brengën për të ardhur gjallë në Shqipëri. Prej shumë vitesh ajo jetonte në Zvicër dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nuk mundi të rikthehej në vendin e saj që ishte dhe dëshira e saj e fundit. Hysni Zela në një bisedë telefonike me Tv News24 nuk i përmban dot lotët dhe ngashërimin për humbjen e njeriut të tij të dashur.

Zoti Hysni, kjo është një humbje e madhe. Ngushëllime

Kjo është një humbje e madhe. Ne po i dëgjojmë tani në televizionin tuaj, që të gjithë këngëtarët, të gjithë artistët. Ju faleminderit. Nuk gjej fjalë për të kallzuar një dhimbje shumë e madhe, nuk kam fjalë.

Kur keni kontaktuar së fundi me motrën tuaj?

Para 3 javësh shkuam në Zvicër, dhe ishte në spital, kishte 8 muaj që rrinte në spital. Në takimin e fundit, kur i shkojnë të gjithë nuk e priti mirë, iu duke e rëndë se e kuptoi që ishte në fund. Këtë ia tha më pas të bijës, Irmës. “Mami do të ikë, do të vdesë”.

Sa kohë ka qenë e sëmurë Vaçe Zela?

Kishte rreth nja 15 -20 vjet që ka qenë sëmurë, por jo në këtë gjendje të tillë si kohët e fundit, ishte me karrocë e të gjitha. Muajt e fundit që ka qëndruar në spital pa ndërprerje

Kush i ka qëndruar pranë?

Irma, vajza, i ka qëndruar, motrat e mia. Por e bija i ka qëndruar pranë në cdo moment.

Çfarë e mundonte dhe çfarë e lumturonte vitin e fundit motrën tuaj

Meraku i fundit ishte të vinte një ditë në Shqipëri. Kur shkoja e takoja, ajo gëzonte, sidomos kur i thoja filan artiste të bën të fala. E vuante faktin që nuk ishte në Shqipëri.

Mbërrin nesër trupi në atdhe?

Për nesër është fjala, por janë shumë dokumenta për tu bërë dhe mund të vijë ditën e shtunë nga Prishtina dhe më pas këtej.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama