Hysni Zela Lubonja si Hitleri? Aurela i dha pergjigjen e duhur

Hysni Zela: Lubonja si Hitleri? Aurela i dha pergjigjen e duhur

Letra e këngëtares Aurela Gaçe, botuar dje si kundërpërgjigje ndaj asaj që analisti Fatos Lubonja ka thënë për homazhet dhe vetë Vaçe Zelën, ka ngjallur reagime të shumta. Vëllai i këngëtares së njohur, Vaçe Zela, këngëtari Hysni Zela, i kontaktuar dje nga GSH, u shpreh se nuk ka asgjë për të shtuar në lidhje me deklaratat e Lubonjës, pasi sipas tij, përgjigjja më e mirë ndaj tij është heshtja.

“Çfarë të them unë?! Mendoj se nuk i duhet dhënë rëndësi asaj që ka shkruar ai. Ai është…, nuk di se çfarë të them”, deklaroi Zela.

Sipas këngëtarit të njohur, Lubonja e ka marrë përgjigjen e duhur e të merituarën nga Aurela Gaçe.

“”E tha shumë bukur dhe po t’i referohesh asaj që ka shkruar dje ajo, e kupton se ai i ngjet shumë asaj fytyre që ka përmendur Aurela,” u shpreh Hysni Zela.

Ditë më parë, Fatos Lubonja, ndërsa e konsideronte “debilizëm masiv” periudhën që shoqëroi homazhet e fundit të shqiptarëve për Vaçe Zelën, e teksa iu kërkonte falje të gjithë atyre “që vdekjen e Vaçes e përjetuan sikur u vdiq një pjesë e shpirtit”, tha se vetë i përket një brezi që, “nuk e ka dëgjuar muzikën e Vaçes veçse me detyrim: nëpër altoparlantët e zboreve, të aksioneve dhe pastaj në ata të burgjeve”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama