I bindur se i sheron pacientet me floke te gjata!

I bindur se i shëron pacientët me flokë të gjata!
“Kam pushuar së shkurtuari flokët dhe pacientët kanë filluar të shërohen. Qasja ime ndaj mjekësisë është bërë më e efektshme sa më shumë që i kam lënë flokët të rriten”, ka thënë Peng, derisa transmeton gazeta austriake “Austrian Times”.

Herën e fundit që i ka matur flokët e tij ato kanë qenë të gjata 2.7 metra. Shëruesi nga qyteti Suining në Kinën qendrore qasjen e tij ndaj mjekësisë e merr shumë seriozisht, prandaj pacientëve të tij nuk u lejon t’ia prekin flokët dhe i pastron shumë rrallë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama