I biri i pilotit te fluturimit MH370 hedh poshte spekulimet per te atin

I biri i pilotit te fluturimit MH370 hedh poshte spekulimet per te atin

I biri i pilotit të fluturimit të humbur të “Malaysia Airlines” ka mbrojtur të atin, duke hedhur poshtë spekulimet mbi rolin e tij të mundshëm në zhdukjen e avionit. “Kam lexuar gjithçka online. Por e kam injoruar gjithë këtë spekulim. E njoh babain tim mirë,” tha Amad Seth Zaharie, 26 vjeç, në një intervistë të publikuar të enjten nga “Neë Straits Times”. Ai është djali i vogël i pilotit 53-vjeçar, kapiten Zaharie Ahmad Shah.

Hetuesit kanë arritur të përcaktojnë arsyen pse avioni me pasagjerët fluturoi në drejtimin e kundërt të kursit natën që u zhduk nga skenat e radarit, afërsisht 3 javë më parë. Autoritetet malajziane thana se linja e udhëtimit dhe 239 njerëzit në bord përfunduan në Oqeanin Indian, ku një kërkim ndërkombëtar po përpiqet të lokalizojë mbetje të avionit.

Përpjekjet kërkimore u ndërprenë nga moti i keq ditën e enjte, ndërsa autoritetet tajlandeze raportuan se kanë dalluar rreth 300 objekte të tjera që mund të lidhen me avionin në imazhet satelitore.

Objekte të reja

Ditën e mërkurë, Maljazia tha se ka marrë imazhe satelitore të 122 objekteve potenciale që lundronin në oqean, jo shumë larg nga pamjet satelitore që mund të lidheshin me avionin e humbur. Një satelit tailandez ka dalluar rreth 300 objekte që mund t’i përkasin avionit, në të njëjtin rajon në jug të Oqeanit Indian. Imazhet janë filmuar ditën e hënë, por u deshën disa ditë që të përpunoheshin dhe t’i kalonin qeverisë malajziane, tha një zyrtar i Agjensisë së Zhvillimit të Teknologjisë së Hapësirës dhe Gjeo-Informatikës.

Analistët kanë thënë se identifikimi i objekteve të mundshme është një shenjë inkurajuese, por ende asgjë nuk është gjetur, që të ketë lidhje me avionin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama