I burgosuri pyet rojen ku eshte dalja

I burgosuri pyet rojen ku është dalja
Ronald Tackman pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar nëpër burgje dhe disa herë ka tentuar të ikë, e në gjykimin e tij në Manhattan më në fund i ka dal shanci.

Pasi që është sjellë nga burgu i cili gjendet në Rikers Island për t’u paraqitur para gjykatës supreme të mërkurën, i burgosuri duke pritur perfundimin e tij ka ikur nga qelia e katit të 12, është lëshuar deri tek gjykatorja dhe ka pyetur rojën se ku ishte dalja. Tackman ka trokitur në derë, e roja e ka hapur atë dhe e ka pyetur: “Zotëri avokat, çfarë po bëni këtu”?, i hutuar për shkak të veshjes serioze dhe kravatës të cilën i burgosuri po barte. Më pas e ka përcjellë deri tek dalja.

Kamerat e sigurimit kanë incizuar Tackmanin se si lirshëm po dilte nga ndërtesa e Gjykatës Supreme, pranë rojeve të shumta. Zëdhënësi i administratës së gjykatës ka mbrojtur rojen te shastisur, duke thënë se i burgosuri po barte veshje serioze, e nuk kishte as pranga e as nuk ishte nën kujdesin e policisë. Policia ka njoftuar se Tackman pas arratisjes së tij kishte shkuar te e ëma e tij, kishte veshur xhinse dhe xhaketë të zezë, e më pas ishte zhdukur nëpër rrugët e New Yorkut.



Mirror



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama