I conte kafene gruas ne shtrat… me bar miu

I conte kafene gruas ne shtrat… me bar miu
Një mjek i respektuar në Tenesi, SHBA, i cili është nominuar për një çmim nacional, është akuzuar se ka helmuar gruan e tij prej 14 vitesh, prej të paktën pesë muajsh me doza të vogla bariumi. Dr. Hal Hill, 52 vjeç, e ka vendosur elementin toksik në kafenë e gruas së tij, Liesa, ndërsa ia çonte atë çdo ditë në shtrat, duke treguar “afeksion”. Në fakt, çdo kafe i shkaktonte asaj dhimbje të forta stomaku dhe gjendje të fikëti. Gruaja e mjekut e kuptoi të vërtetën kur e pa vetë të shoqin duke i hedhur substancën fshehurazi në kafe.

Ajo mori një kampion të saj dhe e dorëzoi në Polici. Gruaja u shokua kur mësoi se kishte marrë barium, apo bar miu, dhe një sasi më e madhe do të kishte qenë fatale, por e dallueshme. Ajo nuk po e pinte më kafenë e mëngjesit dhe u bë më mirë. Denoncoi të shoqin dhe fitoi përkohësisht kujdestarinë e fëmijëve, 11 dhe 12-vjeçarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama