I denuar me 10 vite burg ne Itali per droge ekstradohet Paro Laci

I denuar me 10 vite burg ne Itali per droge, ekstradohet Paro Laci

Ekstradohet drejt Italisë, Paro Laçi. Ish-presidenti i ekipit Partizani është i dënuar me burg për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se dy ditë më parë rreth orës 12:00, nga Interpol Tirana, u ekstradua në Itali, Paro Laçi, 46 vjeç, banues ne Tiranë.

Sipas policisë, ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Milanos me vendim e datës 9 prill 2011, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg.

Dënimi i Laçit është bërë për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Paro Laçi u vu në pranga në datën 11 janar 2014 pasi ishte larguar nga banesa e tij ku ishte “arrest shtëpie”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama