I denuari per vrasje telefonon nga burgu Me lironi jam i pafajshem (VIDEO)

I denuari per vrasje telefonon nga burgu: Me lironi jam i pafajshem (VIDEO)

I akuzuari kryesor për vrasjen e një të moshuare në fshatin Poloskë të krahinës së Devollit (Bilisht), ka telefonuar nga kabina e burgut të Drenovës duke u bërë apel publik gjykatësve përkatës, por edhe organit të akuzës.

Sipas 21-vjeçarit vendimi për të është dhënë në mënyrë të padrejtë, sepse për të ky vendim është i papranueshëm dhe jo faktik.

I burgosuri ka apeluar për rihapjen e dosjeve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëhet një hetim i drejtë rreth kësaj vepre penale, për të cilin ky i fundit është akuzuar e për pasojë po vuan dënimin e ‘merituar’ në burg e Drenovës në Korçë.

 “Kanë ushtruar 24 orë dhunë pa pushim, derisa e pranuam. Nuk ka pasur gjurma gishtash e shenja të tjera për mua, as për dy shokët e tjerë”, - u shpreh 21-vjeçari.

I riu hedh dyshime se autor i vrasjes është një tjetër person, dhe për këtë ai i kërkon drejtësisë të zbardhë të vërtetën.

“Ai ka ardhur këtu para një jave, mos gabohem, dhe unë i thashë ti e ke vrarë plakën ndërsa unë po bëj burgun tënd. E ofendova rëndë, keq fare, ndërsa ai u inatos shumë dhe më thotë mirë e bëra do të vras dhe ty.

“Unë dhe një muaj burg kam dhe do iki më tha, kurse ti do bësh burgun tim. Ai ndodhet në burg se ka bërë një vepër tjetër penale, vjedhje më duket nuk e di mirë. Quhet Festim Skerma. Unë kërkoj drejtësi nga shteti se jam i pafajshëm vërtet”, - deklaroi i riu në një lidhje telefonike.

Edhe prindërit e 21-vjeçarit kundërshtojnë me forcë vendimet e gjykatave, duke mohuar se djali i tyre është autor i ngjarjes.

“Kërkoj që kjo çështje të rihapet edhe njëherë. Të gjendet autori i vërtetë i atij krimi që ka ndodhur. Të zhvarroset edhe trupi i asaj, të gjendet dhuna, shenjat e dhunës”,- shprehet nëna e Ergysit.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama