Në ditët e sotme humanizmi dhe bamirësia janë një ngjarje e rrallë dhe menjëherë sapo mediat raportojnë një rast të tillë ajo bëhet një model frymëzimi.
Fotografi grek Heraklis Pnevmatikakis ka regjistruar në aparatin e tij një moment shumë të veçantë në rrugët e Athinës, ku një i ri i ka dhuruar një palë atlete të reja një të pastrehu.
Në dukje duket diçka normale që ndodh edhe në rrugët e metropoleve nëpër botë, por sa shpesh ndodh kjo?
Foto janë publikuar më pas nga “Greekporter”, por protagonisti nuk është identifikuar.
Këto pamje janë bërë sinonimi i realitetit të vështirë dhe krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar prej vitesh Greqinë, por edhe një shfaqe e vlerave dhe gjesteve të mëdha humane, që sa vijnë e humbasin në tollovinë e botës globale.