I have a dream - Martin Luter King u vra dyzet vjet me pare

"Unë kam një ëndërr, që kombi ynë të ngrihet një ditë dhe me ndërgjegje të plotë të shprehë rëndësinë e faktit se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë."

"I have e dream," është një prej fjalimeve më të njohura të Martin Luter Kingut. Në fjalimin e mbajtur me 28 gusht të vitit 1963, para 250.000 njerëzve në Uashington, ai angazhohej për liri dhe kundër diskriminimit rracor. Ngritja e Martin Luter Kingut kishte filluar shtatë vjet më parë, kur si udhëheqës i një Komiteti për bojkotimin e autobusëve, zgjoi vëmendjen e njerëzve për shkak të diskriminimit në mjetet e qarkullimit, në Alabama.

Teologu Heinrich Grosse, i cili është takuar shpesh me Martin Luter Kingun në vitet 60-ta, pohon se çelësi i sukseseve të tija ishte angazhimi pa dhunë. Martin Luter Kingu ishte një simpatizues i madh i Mahatma Gandhit. "Pse u bë kaq i shquar? Sepse pas rënies së një bombe në verandën e shtëpisë së tij, ai kërkoi prej të zinjve kërkonte të mos hakmerren me akte dhune. Si prift, rikujtonte fjalët e Krishtit, se ai qe e kam shpatën në dorë, nga shpata edhe do të vritet!"

Martin Luter Kingu, i cili mbijetoi edhe një atentat me bomba, ka përjetuar sulme të shumta. Me shumë se 30 herë është arrestuar. Talenti më i madh i tij ishte aftësia e bindjes së njerëzve me fjalë. Heinrich Grosse ishte në fjalimin e Martin Luter Kingut në Boston, në tetor të vitit 1967. "Një folës impresionues, me shumë humor. Vetë nuk ishte ndonjë njeri shtatëmadh, madje ishte i vogël. Mirëpo ai kishte aftësinë e bindjes së njerëzve të shkolluar me ngjyrë të bardhë apo të zezë, por edhe atyre që janë rritur në varfëri dhe nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në shkollë. Kishte një talent të jashtëzakonshëm."

Martin Luter Kingu, i cili në vitin 1964 u nderua edhe me çmimin Nobel për paqen, angazhohej jo vetëm kundër diskriminimit rracor, por edhe kundër ndarjes së shoqërisë në të pasur dhe të varfër. "Dy vitet e fundit të jetës së tij, ai e kishte kuptuar se nuk ka ndonjë dobi, në qoftë se angazhohesh vetëm kundër dallimeve racore, kur njerëzit nuk kanë para për të jetuar. Prandaj thoshte se duhet kaluar prej çështjes së racave në luftimin e varfërisë."

Nga fundi i jetës së tij 39 vjeçare, Martin Luter Kingu angazhohej gjithnjë e më shumë edhe kundër luftës së Vietnamit. "Një ditë tha se më nuk mund të heshtë. Ma ndalon vetëdija ime. Nuk mund të jem për heqjen dorë nga dhuna e të mos e shohë dhunën brutale në Vietnam."

Në ditën e vrasjes së tij, Martin Luter Kingu kishte mbajtur një fjalim, ku sikur e parandjente se do të vdes.

"Si çdo njeri tjetër, dëshiroj të kem një jetë të gjatë, por nuk është kjo esenca. Unë vetëm dua ta ndjek vullnetin e Zotit, sepse ai më ka lejuar të ngjitem bregut përpjetë dhe të shoh vendin e premtuar. Ndoshta në në majtë të bregut nuk do të mbërrijmë së bashku, por dua ta dini: si popull ne do ta arrijmë nivelin e një vendi të premtuar."

Me 4 prill të vitit 1967, Martin Luter Kingu vritet në verandën e një moteli në Memphis. Lufta e tij kundër diskriminimit racor ka krijuar bazën që njerëzit e me ngjyrë të zezë lëkure në Amerikë, si Barack Obama, të kenë shansa reale që të bëhen edhe kandidatë për presidentin amerikan. Teologu Heinrich Grosse mendon se rezultati më i madh i angazhimit të tij megjithatë është rezistenca paqësore.

"Prej Kingut njeriu mund të mësojë: Është i marrë besimi për të ashtuquajturën zgjidhje të problemeve me mjete ushtarake."

As sot nuk është sqaruar nëse i dënuari atëherë James Earl Ray ishte atentatori i vërtetë. Edhe sot e kësaj dite ka thashethëme se në vrasjen e Martin Luter Kingut është e përzier edhe FBI amerikane.

Michael Hollenbach : DW

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama