Xie kërkoi ndihmën e miqëve të tij në Sina Weibo, rrjet social në Kinë, ekuivalent i Twitter-it. Për ditë me radhë njoftimi i tij nuk tërhoqi vëmendjen e duhur. Ditët kalonin dhe 60-vjeçari humbiste gjithnjë e më shumë shpresën për gjetjen e qenit të tij.
Së fundmi, i lodhur me pritjen dhe në panik për më të keqen, Xie ofron si shpërblim për këdo që do t’i gjente qenin e tij një apartament me vlerë gjysmë milioni huan, ose rreth 60 mijë euro.
Kaq mjaftoi që në njoftimin e tij në të njëjtin rrjet social komentimet të vërshonin lumë. “Po lë punën e po nis të kërkoj”; “Po lë shkollën e pushimet për të gjetur Xiao Xiao-n”, ishin disa prej komenteve.
Kishte nga ata që ishin mosbesues duke thënë se bëhej fjalë për një mashtrim. Por 60-vjeçari Xie i qetësoi duke u thënë se bëhej fjalë për një shpërblim të vërtetë dhe se qeni i tij ishte pjesë e familjes dhe vlente më shumë se sa një shtëpi gjymsë milion huan.
Njoftimi shpejt u shndërrua në viral dhe brenda pak orësh mbi 500 mijë komente ishin vendosur nën të.
Sa për kronikë, qeni i Xie rezulton ende i humbur. 60-vjeçari thotë se deri më tani ka marrë vetëm dy sinjale, që të dyja të rreme.