I ikur me gomone ne Itali kepucari shqiptar vesh VIP-at italiane

I ikur me gomone ne Itali, kepucari shqiptar vesh VIP-at italiane
Kur hapi dyqanin e tij të këpucëve me masa të ndryshme në sheshin Tebaldo Brusato i ndodhur ne Brescia të Italisë, në 7 të mëngjesit zoti Dafini tha, “Ditë e re, klient të rinj”. Nëse dikush në qytet dëshiron këpucë të mëdha ose të vogla, luksoze apo sportive nuk ka pse të jetë në dilemë, thjesht duhet të shkojë te këpucari Domi, në “Bottega Alba”, si zgjidhje për gjithë tekanjozët, këmbëmëdhenjtë apo këmbëvegjlit. Një artizan shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane dhe është kthyer në personazh pasi një pjesë e klientëve të tij janë personazhe të njohur.

Ka shkuar në Itali 20 vite më parë duke kaluar detin me gomone dhe në ndihmë të tij ka pasur thjesht dy duar dhe asnjë mjet ndihme, por durim dhe dhunti.

“Këtu të gjithë thonë se dinë të bëjnë këpucë... gjepura. Vetëm unë di. Vite e vite për të mësuar, sepse këpucët janë si dhimbje dentisti ose më keq akoma. Nëse është shumë e vogël ose shumë e madhe ajo dhemb shumë dhe nga mënyra se si ecën ca më tepër”, shprehet Domi.

Por kur e pyet se sa kohë i duhet të bëjë një palë këpucë shprehet “Ufff, duhet ca”. Klientë të tij krahas qytetarëve të thjesht janë edhe personazhe vip, por ai nuk ua tregon emrat pasi e quan sekret profesional, ndërsa veçon se ndër ta janë edhe futbollistë të serisë A. I pyetur se cili është numri më i madh i këmbës në qytet, Domi shprehet se është 49 dhe e mban një njeri gjigant, ndërsa si më të voglin veçon 32 të cilën e cilëson si këpucën e hirushes. Këpucari shqiptar që vesh vipat italianë nga këmbët, shprehet se i janë kërkuar edhe dedikime të veçanta si “64 ever” në pjesën e shputës apo emra të veçantë shkruar në to.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama