Biznesmeni grek, i cili u mor peng ditën e hënë, ka arritur të lirohet mbrëmë, falë “zotësisë” së tij, për të bindur njërin prej pengmarrësve, i cili rezulton të jetë shqiptar. Manolis Karamolegos, 55 vjeç, pronar i “Karamolegos Bakery”, u mor peng në shtëpinë e tij, në veri të Athinës, për 3 milionë euro. Ky lajm bëri jehonë në të gjitha mediat greke, të cilat i kushtuan rëndësi edhe faktit se pjesë e grupit të pengmarrësve, ishte edhe një shqiptar.
Pasditen e sotme, 55-vjeçari arriti që të bindte rrëmbyesin shqiptar dhe të lirohej. Mësohet se shqiptari bashkë me një person tjetër është vënë në pranga nga policia e Atikës, në Athinë. Mediat greke bëjnë me dije se biznesmeni u la i lirë të martën, dhe është i sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Dy nga rrëmbyesit e dyshuar janë arrestuar dhe policia, ndërsa në kërkim janë të dy të dyshuar të tjerë. Njëri nga rrëmbyesit e prangosur është shqiptar, por nuk publikohet identiteti i tij.