Një shqiptar nga Kosova ka marrë peng një avion dje në Gjermani. Sipas medieve gjermani, Muslim H. Mori peng avionin me 75 pasagjerë në bord, në shenjë hakmarrjeje për depërtimin e tij nga Gjermania. Mësohet se 28-vjeçari kishte kërkuar azil politik në Gjermani, por autoritetet gjermane ia kishin refuzuar kërkesën dhe i kishin dhënë urdhër që të largohej nga vendi.
28-vjeçari i revoltuar nuk pranoi të largohej nga Gjermania dhe mori peng avionin e linjës “Minhen – Budapest”. Ai përdori një stjuardesë 50-vjeçare si kërcënim për të detyruar avionin “Airbus A320” që të kthehet në aeroportin e Minhenit.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që ngjarja të përfundojë pa lëndime dhe që 28-vjeçari kosovar të dorëzohet. Zëdhënësi i Prokurorisë së Landshutit ka sqaruar se bëhet fjalë për një pengmarrje të shkurtër në bord, e cila fatmirësisht përfundoi pa pasoja.