"Do ta kisha për nder. Do të doja të jetoj në Irak, posaçërisht me këtë hero", ka thënë ajo në një bisedë telefonike për agjencinë e lajmeve Reuters. Babai i saj, Saad Gumaa, ka deklaruar se e ka thirrur vëllain e Zaidit me emrin Dergham dhe ia ka paraqitur këtë ofertë martese. "Nuk kam mundur të gjej diçka më të vlefshme që t\'i ofroj, kështu që jam i gatshëm t\'i siguroj asaj krejt ato çfarë i nevojiten për martesë", ka shtuar ai. Veprimi i Zaidit ka shkaktuar jehonë të madhe në mbarë botën, e veçanërisht është mirëpritur në mesin e arabëve të cilët e gjykojnë Bushin për invazion në Irak dhe mbështetje ndaj Izraelit. Zaidi ende nuk ka dhënë përgjigje të saktë për ofertën e martesës.