Ai u godit nga një makinë në vitin 2006 dhe nga aksidenti iu dëmtua palca kurrizore. Mesazhet nga truri që kalonin nëpër palcën kurrizore, ishin bllokuar dhe ai u paralizua. Mjekët përmes operacionit i futën 16 elektroda në shtyllën e tij kurrizore. Samers është ushtruar çdo ditë, duke u përpjekur të qëndrojë në këmbë, të ecë, të lëvizë këmbët e tij, ndërsa pulset elektrike dërgoheshin në palcën kurrizore. Edhe katër pacientë tjerë janë në radhë për t’iu nënshtruar trajtimit të njëjtë. (rel)