I penduari i NdraghetasI bleva BMW politikanit shqiptar te kalonte drogen

I penduari i Ndraghetas:I bleva BMW politikanit shqiptar te kalonte drogen

I penduari i bandës “Ndrangheta” në Itali, Luciano Nocera tregon lidhjet e trafikut të drogës me Shqipërinë duke përmendur gjatë dëshmisë së tij edhe përfshirjen e një politikani shqiptar, para se të ndërroheshin qeveritë në Shqipëri dhe të digjeshin plantacionet e kanabisit.

Gjatë dëshmisë së tij ai tregon se si i ka dërguar politikanit në fjalë një makinë tip “BMW” në këmbim të transportit të kanabisit nga Shqipëria në Itali.

Koha për të cilën tregon ai, bën fjalë para ndryshimit të qeveria, apo siç e thekson edhe vetë ai “Para se të ndryshonte qeveria dhe të digjeshin plantacionet e kanabisit. I dërgova BMW-në politikanit shqiptar që të kalonte kanabisin.”

Italiani me origjinë kalabreze Luciano Nocera, i akuzuar për vrasje dhe trafik droge është bërë bashkëpunëtor i Prokurorisë italiane kundër organizatës mafioze në të cilën ai ka bërë pjesë, e cila njihet në itali dhe ndërkombëtarisht si “Ndrangheta”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama