41-vjeçari Duncan, kishte lidhje dashurore me Rodene, por papritur një ditë zbuloi një gungë në gjoksin e saj. Pas një sërë vizitash tek mjeku specialistë, rezultoi se 32-vjeçarja Rodene Ronquillo, ishte prekur nga kanceri i gjoksit, sigurisht që vazhdimi ishte stresi, ndërhyrja kirurgjikale dhe shpresa për shërim sa më të shpejtë dhe për një jetë më të bukur.
Por cili ishte reagimi i të dashurit të saj?
Padyshim i propozoi martës dhe në vijim qethi kokën për ti ngjarë Rodene Ronquillon, e cila për shkak të terapive kimike, filloi të humbasë flokët e saj.
Madje, vete regjisori dëshiroi ta njoftonte vetë situatën dhe atë çka po përjetojnë nëpërmjet faqes së tij personale në Twitter, duke dërguar dhe mesazhin e tij në 125.361 ndjekësit e tij, pra followers!
“Në 4 nëntor, unë dhe e dashura ime bukuroshe, “luanin” në krevat. Dhe ngaqë më pëlqejnë gjokset e saj, duke i kapur, diktova një gungë. Ishte ditë e diel dhe kështu duhej të prisnim takimin me mjekun për të bërë një biopsi. Tre ditë më vonë, morëm përgjigjen. Kancer, në shkallë të dytë! Të njëjtën ditë, vendosëm të martoheshim”, shkroi Duncan Jones.
Ndërsa pak më parë Dunacn kishte shkruar: “E dua partneren time më shumë se çdo gjë tjetër në botë”.
Ndërkohë, Dunacan u këshilloj miqve të tij, deri dhe atyre në internet që të kujdesen më shumë për njerëzit që i duan, sido që të vijë jeta, duke shkruar: “E dashura dhe partnerja ime është shumë e re. Kujdesuni për veten tuaj. Duajini njerëzit tuaj të afërt. Kështu, mund të shpëtoni jetën e një njeriu që doni!”