Historia na sjell në mendje filmin "Final Destination". Lajmin e bën publik gazeta rajonale "Alto Adige", e cila thotë se një çift pensionistësh, gjatë kthimit nga pushimet në Brazil, ka dalë nga rruga me makinë. Bëhet fjalë për Kurt dhe Johanna Ganthaler. Pas vonesës që i shpëtoi nga vdekja e sigurtë me Air France, ata kishin marrë një avion tjetër për tu kthyer nga Brazili në shtëpi.
Sapo arritën në Baviera duhet të ktheheshin në Merani, duke ndaluar vetëm për të ngrënë darkë, - raporton gazeta Alto Agide. Por në Kufstein (Austri) makina me të cilën udhëtonte çifti i shpëtuar mrekullisht nga tragjedia e Air France, doli jashtë nga rruga dhe u përmbys.
Për gruan çdo tentativë për ta shpëtuar ka qenë e kotë.
Gazeta Shekulli