Dy vëllezër kanë dhunuar një punonjës policie, pasi ky i fundit i kishte vënë gjobë për parking të gabuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës ku policia ka arrestuar shtetasin Florian Zife, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllanë e tij E. Zifen, të cilët akuzohen se goditën punonjësin e policisë rrugore për shkak të detyrës.
Sipas policisë, dy vëllezërit Zife kishin parkuar makinën gabim dhe punonjësi i rrugores i vendosi masë administrative. Por, kjo nuk i ka pëlqyer dy vëllezërve, të cilët pasi kanë debatuar ashpër me efektivin e policisë e kanë goditur atë me grusht.
Menjëherë dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja. por policia ka arritur të arrestojë njërin prej tyre ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e E. Zifes.