ILDKPKI kallezon penalisht Auron Taren

ILDKPKI kallezon penalisht Auron Taren

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe konfliktit të Interesave ka kallëzuar penalisht drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Kallëzimi i ILDKPKI-së ndaj Auron Tares është dorëzuar sot në prokurori. Tare akuzohet për "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë".

 

"Më datë 25 Gusht 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Auron Tare, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal", thuhet në njoftimin për shtyp të ILDKPKI.

 

"Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm do të njoftojë dhe institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit."


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama