INSTAT Bie niveli i lindshmerise ne vend

INSTAT: Bie niveli i lindshmerise ne vend

Instituti i Statistikave ka publikuar një studim për nivelin e lindshmërisë për tremujorin e fundit, ku theksohet se gjatë kësaj periudhe numri i lindjeve një Shqipëri ka rënë ndjeshëm.

 

Sipas INSTAT-it, numri i lindjeve ka rënë me 4% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Rënia e lindjeve ka bërë që dhe raporti lindje-vdekje të jetë negativ duke pasur një rënie të shtesës natyrore në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2013 prej 5,4%.

 

Kjo rënie e lindjeve sipas ekspertëve lidhet kryesisht me planifikimin familjar, por edhe me nivelin e lartë të aborteve. Sipas këtij studimi, mesatarja e lindjeve te familjet e reja është një fëmijë.

 

Ulja e lindshmërisë nga vitit në vit sipas ekspertëve po çon në plakjen e popullsisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Tirana ka numrin më të lartë të lindjeve e lidhur kjo me numrin më të lartë të banorëve e ndjekur nga Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Korça.

 

Për sa i përket numrit të martesave vihet re një rënie e numrit të tyre me 2,3%, nëse i krahasojmë me tremujorin e tretë të vitit 2013. Edhe për sa i përket numrit të martesave Tirana mban vendin e parë e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

 

Statistikat vitale për tremujorin e tretë të vitit 2014  tregojnë se kemi një rënie të shtesës natyrore (Lindje  - Vdekje) në krahasim me tremujorin e tretë të vitit  2013 prej 5,4%. Kjo rënie në shtesën natyrore ka ardhur  si pasojë e rënies së numrit të lindjeve me 4% në  krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama