INSTAT Rritet varesia nga importi i energjise

INSTAT: Rritet varesia nga importi i energjise

INSTAT ka njoftuar për rritjen e varësisë së vendit tonë nga importi i energjisë elektrike. Në raportin e Bilancit të Energjisë për 6-mujorin e parë të vitit 2014, INSTAT ka llogaritur vlerat e importit, i cili kap shifrat e 44.4% të energjisë elektrike në dispozicion.

“Importi, 44.4% e energjisë elektrike në dispozicion. Një vit më parë, pesha e importit ishte 20.2%. Importi bruto i energjisë elektrike arriti 1.786 GWh”, thuhet në raportin e INSTAT.

Në raportin e INSTAT, bëhet me dije se konsumi i energjisë elektrike është rritur 7.2%. Ndërsa eksporti i energjisë rezultoi me ulje prej 1.140 GWh, ndërkohë prodhimi vendas i energjisë përbën 58.5%. 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama