INSTAT-i publikon sot te dhenat zyrtare te censusit te popullsise

INSTAT-i publikon sot te dhenat zyrtare te censusit te popullsise
INSTAT- i do të publikojë sot zyrtarisht të dhënat e censusit të popullsisë. Pritet që gjatë ditës të mësohen të dhënat e pyetësorit që është zhvilluar në të gjithë Shqipërinë për popullsinë dhe banesat për vitin 2011. Edhe dy ditë më parë, ishte Genc Pollo, ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit ai që lajmëroi ditën e sotme që do të bëhej publikimi i rezultateve.

“Censusi ka qënë një sfidë për Shqipërinë dhe dua të falenderoj Bashkimin Europian për kontributin. Të enjten do të prezantojmë gjetjet e censusit dhe rezultatet. Në Shqipëri është realizuar me sukses edhe censusi për bujqësinë”, tha Pollo. Disa ditë më parë, Top- Channel siguroi të dhënat mbi dy nga aspektet e rëndësishme siç janë kombësia dhe feja. Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptare 83 % e të pyeturve.

Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri për të cilin ka patur debate të vazhdueshme. 0,87 % ë shtë numri atyre që e kanë deklaruar kombë sinë si greke ndërsa 0,2 % janë deklaruar me kombë si maqedonase. Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga censusi tregojnë se 57, 12 % janë deklaruar si myslimanë , 10,11 katolikë ndërsa 6,8 ortodoks. Ateistë janë deklaruar 2,52 %, Bektashianë 2,11 % ndërsa evangjelistë 0,11 %.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama