INTERVISTA/ Iken Vangjeli Takaj Do te bejme superekip

INTERVISTA/ Ikën Vangjeli, Takaj: Do të bëjmë superekip

T radhët e kampi onëve të Shqipërisë. hyhet heshtja në Pas disa javësh në heshtje të plotë për sa u përket zhvillimeve të fundit, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka vendosur të flasë, duke u dhënë fund kështu mjaft dyshimeve dhe pikëpyetjeve që ishin ngritur në radhët e Skënderbeut.

Ardian-Takaj-Skenderbeu-658x494

Numri një i klubit bardhekuq ka ngulur këmbë se ankimimi në KAS është depozituar dhe tani klubi duhet vetëm të presë që çështja të gjykohet nga organi përkatës dhe të merret vendimi.

Nga ana tjetër, presidenti Takaj ka komentuar edhe tri largimet e para nga ekipi i Skënderbeut, duke bërë me dije se ky sezon do të ketë revolucion të vërtetë në kampin korçar, por jo vetëm largime. Presidenti Takaj ka konfirmuar kalimin e Vangjelit te kampionët e Rumanisë.

Ai ka sqaruar pse u larguan Arapi dhe Vangjeli, por paralajmëroi edhe largime të tjera nga lojtarët pa kontratë, si dhe nuk përjashtohen edhe shitjet. Por premtimi i tij i madh ka të bëjë se Skënderbeu do të jetë sërish pretendent kryesor në Superiore.

Takaj, një heshtje shumë e gjatë nga Skënderbeu, Korça është në ankth. Si do të jetë e ardhmja e klubit korçar?

Është e vërtetë që të gjithë janë duke pritur zhvillimet e skuadrës dhe unë mora iniciativën të flas për mediat për të sqaruar gjithë situatat që iu intereson edhe tifozëve. Ne jemi në momentin e pushimeve dhe në pritje të vendimit që do të vijë nga KAS, atje ku ne e kemi apeluar vendimin e Apelit të UEFA-s.

Shpresoj se vendimi që do të marrë KAS-i të jetë sa më i shpejtë, pasi të gjithë e dinë që të hënën e ardhshme hidhet edhe shorti i Champions League. Kaq mund të them për momentin, pasi edhe unë nuk di të them më shumë se kaq.

Një e-mail zyrtar nga KAS thekson se nuk ka asnjë çështje të hapur, ndërsa ju thoni se pritet vendimi. Si ta kuptojmë këtë situatë?

Po flisni me presidentin e Skënderbeut dhe unë jam përgjegjës për të gjitha ato që po ju them. Ne e kemi çuar çështjen atje dhe për këtë s'ka më dyshim, por se kur do të jepet vendimi, për këtë nuk di të them gjë, pasi KAS-i nuk është në Shqipëri. Kur të duan ata do ta shqyrtojnë çështjen e Skënderbeut dhe atje nuk mund të ndërhysh dot, për këtë ju garantoj.

Kjo do të thotë që Skënderbeu këtë verë mund të mbetet pa luajtur në Europë?

Nuk e jap vendimin unë, këtë e sqarova edhe më sipër, atë e jep KAS-i dhe mbi atë institucion nuk del dot kush. Ne jemi duke pritur prej ditësh vendimin dhe do të vazhdojmë të presim derisa të jepet.

Arapi ka qenë lamtumira e parë, Vangjeli është larguar sot (dje). Çfarë po ndodh kështu me ekipin që ju investoni?

Asgjë e veçantë nuk po ndodh, thjesht po filloni të mësoni lëvizjet e para. Sapo keni mësuar largimet, pasi do të ketë largime, por do të ketë edhe afrime. Të dy lojtarët që ju përmendët janë largime zyrtare, pasi ne kemi biseduar dhe kemi arritur në përfundimin që të largohen. Arapi ka disa ditë që e ka bërë një gjë të tillë dhe kjo do të thotë se e ka përfunduar aventurën me skuadrën tonë, ndërkohë që edhe Kristi Vangjeli do të luajë në Rumani. Ka qenë një ofertë shumë e mirë dhe e majme nga ana e skuadrës Astra Ploeshti dhe sigurisht që Vangjeli dhe ne kemi vendosur që të largohet drejt Rumanisë. Ai është në një moshë të madhe dhe ka shfrytëzuar këto vite të fundit për të luajtur edhe në ndonjë skuadër tjetër dhe ka firmosur jo pak, por me kampionët e Rumanisë. Këto janë vetëm dy lëvizje dhe asgjë më shumë se kaq.

Pra, Arapi dhe Vangjeli, apo edhe ndonjë tjetër, janë lojtarë që nuk i bëjnë më punë Skënderbeut dhe prandaj janë lënë të largohen nga ana juaj?

Nuk është puna se këta emra apo të tjerë nuk i bëjnë më punë Skënderbeut. Për shembull, Arapi kishte gjashtë sezone me Skënderbeun dhe nuk është e thënë që duhej të qëndronte gjithë jetën me ne. Ka edhe ndryshime në ekip dhe unë mendoj se ky sezon i ri do të jetë sezoni i ndryshimeve të mëdha.

Çfarë doni të thoni me këtë, president, që do të ketë ndryshime të mëdha?

Dua të them se përveç dy largimeve që ju keni përmendur, do të ketë edhe largime të tjera, madje është konfirmuar edhe Dema, por do të ketë edhe disa të tjerë. Sigurisht, largimet do të jenë nga pjesa e atyre futbollistëve që nuk kanë kontratë, pasi për ata që kanë kontratë me ne do t'i bëjmë vetë publike në momentin dhe kohën e duhur. Ky grup do të konsiderohet si shitje dhe jo largime.

Pra, me pak fjalë, mos u çudisni kur të mësoni edhe largime të tjera, pasi kemi mbyllur një edicion dhe jemi duke filluar të mendojmë për sezonin e ri.

Vetëm largime do të kemi? Po afrimet kur do të bëhen publike te Skënderbeu?

Shumë shpejt do të filloni të mësoni edhe afrimet në skuadrën gjashtë herë kampione, madje ju garantoj që do të jenë afrime shumë cilësore dhe keni për të parë që do të jemi një skuadër edhe më e fortë sesa kemi qenë. Ndoshta erdhi momenti që të kemi edhe rrotacione, por mos harroni se një pjesë e mirë e futbollistëve kanë kontratë dhe ata do të vazhdojnë të jenë, bashkë me përforcimet e mëdha që presim të bëjmë. Edhe një herë, ju garantoj që do të ndërtojmë sërish një skuadër të madhe. Me këtë dua të informoj të gjithë tifozët korçarë, kudo që ndodhen dhe që mezi presin të mësojnë se çfarë po ndodh me Skënderbeun.

Doni të thoni që Skënderbeu do të luajë sërish për titullin kampion?

As që e diskutoj. Ne do të jemi pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut të radhës në Kategorinë Superiore. Ne kemi treguar që ato që themi dimë t'i bëjmë realitet dhe kështu do të bëjmë edhe këtë herë. Skënderbeu ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një skuadër e madhe. Në ditët në vazhdim do të mësoni edhe të rejat e tjera për Skënderbeun, sigurisht afrime shumë cilësore. Kaq dua të them për momentin, ndërkohë që ia lëmë më mirë kohës ato që do të ndodhin me skuadrën.

LLAZI SARO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama